Monumenti Newborn në Kosovë merr pamjen e re

KOSOVA


Monumenti Newborn ka ndryshuar pamjen me rastin e 17 shkurtit, ditës së pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit janë duart me ngjyrën e ushtrisë që kanë zënë vend në shkronjat e këtij monumenti. Përmes kësaj synohet që t’i tregohet botës se jemi bashkë, sikur në ditën kur u shpall pavarësia dhe të gjithë lamë një shenjë, dhe se jemi të njëzëshëm për sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të jetojmë në paqe.


Motoja e këtij monumenti sivjet është “E prumë paqen bashkë”.

Ideatori i këtij monumenti, Fisnik Ismaili mbrëmë pas përfundimit të ngjyrosjes ka shkruar në profilin e tij në Facebook se ushtarët dhe dëshmorët sivjet do të jenë në monument.

“Natën e mirë, ushtarë dhe dëshmorë. Çdo ditë në mendje, sivjet në monument”, ka shkruar Ismaili.




Skip to toolbar