“Mora Bashën …”/ Miraka rrëfen kandidimin për mandatin e dytë dhe zbulon bisedën me Alibeaj

Më të fundit


Kandidatura e Simon Mirakajt si anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit u rrëzua në kuvend, për arsyen e vetme se Sali Berisha ishte mes firmave që e propozuan, fakt që për socialistët ishte i papranueshëm.

64 deputetë votuan kundër, vetëm 17 pro dhe një ka abstenuar. Socialistët kërkuan që propozimi të vinte në Kuvend pa firmën e Berishës, pasi theksuan se asnjë propozim i Berishës nuk do të pranohet.


Këtë të martë, në një intervistë për “Top Story” përballë gazetarit Sokol Balla, Miraka rrëfeu se si në fund të vitit të kaluar, Lulzim Basha, në atë kohë kryetar i PD-së, i tha se “me dosjen tënde do të merret Enkelejd Alibeaj”, duke ia pasur topin kreut të Grupit Parlamentar të PD-së:

“Erdhi mundësia për mandatin e dytë. Dhe mua m’u lutën që ta vazhdoj. M’u mbush mendja dhe thashë po e vazhdoj. Marr në telefon kryetarin e partisë, që ishte Basha. Dhe më thotë që për këtë problem kishte angazhuar Alibeajn. Unë kisha një konfidencë me të (Alibeajn), e marr në telefon dhe e lamë të takoheshim. Flasim për këtë problem, më tha përgatit dosjen dhe sille.

Përgatita dosjen sipas ligjit dhe ia dorëzova. Më tha do të marrë në telefon. Prita një muaj, dy dhe asgjë. Flas me disa që vijnë nga shtresa e të përndjekurve, më thanë që e kanë për nder të më votojnë. Shkoj një ditë afër parlamentit dhe më thotë prit këtu se do të mbledh ato 28 firmat dhe do të të them. Pas dhjetë minutash më tregoi se Alibeaj kishte kërkuar të mos mblidheshin firmat për Simon Mirakën”.

Miraka kujton se Berisha ka hedhur firmën në listën e deputetëve që e propozuan për të qenë anëtar në Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në fillim të këtij viti, ndërsa thotë se Basha nuk u tregua korrekt.

“Grupi tjetër ku ishte Flamur Noka dëgjoi këtë thirrje të Alibeajt dhe tha ma sill se i firmos unë. Ndër ato firma ishte dhe ajo e Sali Berishës që ishte aty si deputet. Ka qenë janar ose shkurt i këtij viti. Por, që në momentin që Basha ia kaloi Alibeajt, fillova të dyshoj direkt”.




Skip to toolbar