Morën peng dhe i vodhën 2000 euro taksistit, pranga 4 personave

AKTUALITET


Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 4 persona, të cilët janë autor të një vjedhje me dhunë dhe pengmarrje të një personi. Sipas një komunikate zyrtare, mësohet se efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar përgjegjësin e një lokali dhe shokun e tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të plajigshme të lirisë. Në pranga janë vënë dhe dy kamarierët e lokalit, të cilët akuzohen për deklaratë të rreme. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Katund i Ri në Elbasan. Kështu, mësohet se në pranga ka rënë shtetasin Th.B., 33 vjeç (përgjegjës i lokalit) dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, (kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar