Mori mbi 21 mijë vota, Taulant Balla: Nuk bëra fushatë për numrin tim

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se ka arritur të marrë mbi 21 mijë vota në zgjedhje, edhe pse nuk ka bërë fushatë për numrin rendor të tij.

Balla thekson se PS-së i mungojnë tre mandate nga zgjedhjet, për shkak të numrit të madh të fletëve të votimit që dolën të pavlefshme.

“LSI në zgjedhje nuk krijon grup parlamentar. Nuk ka si ta krijojë, sepse duhen shtatë deputetë për grup parlamentar. Kemi marrë rezultat që e prisnim. Na mungojnë tre mandate, për shkak të numrit të madh të fletëve të votimit të pavlefshme. Nuk kam bërë fushatë për numrin tim, por për PS.

Duhet të shpjegonim më mirë sesi votohet saktë. Dita e zgjedhjeve ishte krejtësisht normale. Sa i përket se ku e dinim sa vota marrim ne si PS, Partia Socialiste është parti e organizuar.Ne kishim objektiv që të merrnim 800 mijë vota dhe do i merrnim, në rast se nuk do kishte kaq shumë fletë që do të dilnin të pavlefshme. Ne bëmë analizën e votës, si një parti serioze në vend”, deklaroi Balla.



Skip to toolbar