Historiku i gjatë i gabimeve paraprake

AKTUALITET


Nga verifikimet e bëra ka pasur mospërputhje të shifrave të rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ për zgjedhjet e së dielës.

Por ky nuk është një fenomen i ri. Ka ndodhur dhe më parë, edhe në zgjedhjet 2015 dhe në ato të 2017, ku pjesëmarrëse në zgjedhje ishte PD, e përfaqësuar me komisionerët e saj në komisionet e votimit dhe të numërimit të votave.


Në vitin 2015, shifrat e të dhënave paraprake të KQZ me rezultatin final lëvizën me 23 mijë vota;

Në vitin 2017, shifrat e të dhënave paraprake të KQZ me rezultatin final lëvizën me 17 mijë vota;

Shkaku është I thjeshtë, siç edhe KQZ raportoi mesditën e së hënës: Teknikisht, për të dhënë një përqindje për pjesëmarrjen në votim në mbyllje të procesit, të dhënat merren nga KZAZ nëpërmjet telefonit.

Ndërsa në përfundim të numërimeve, kur procesverbalet me firmën e gjithë komisionerëve hidhen në sistem, kjo është shifra e saktë.

Pra për të pasur një rezultat sa më saktë, duhet të presin rezultatin përfundimtar të KQZ.




Skip to toolbar