Moti i keq në Britani, evakuohen mijëra banorë

AKTUALITET


Me mijëra britanikë janë urdhëruar të braktisin shtëpinë e tyre këtë të martë ndërsa të shumtë janë ata që kanë mbetur të bllokuar nga përmbytjet në zona të ndryshe të Mbretërisë së Bashkuar.

Më problematike situata paraqitet në ishullin e Manit, ku një helikopter është vënë në ndihmë të atyre që nuk kanë mundësi të largohen me mjete të tjera nga shtëpitë.

Rrugët e bllokuara nga përmbytjet kanë sjellë vështirësi edhe për zjarrfikësit në fshatin Laxey, të cilët po përpiqen të evakuojnë banorët e bllokuar, teksa u bëhet thirrje atyre që vendosin të largohen me makinat e tyre që të bëjnë shumë kujdes.



Skip to toolbar