Pranga kreut të Kadastrës Durrës: abuzoi me pronat

AKTUALITET


Ka përfunduar në pranga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, 36 vjeç,  pas akuzave për shpërdorim detyre.  Shoqërimi i tij në polici u bë nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar Durrës, ku iu komunikua vendimi i Gjykatës së Durrësit, që vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Mbi të rëndon akuza e abuzimit me legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme, ndërsa ka vetëm pak muaj që është emëruar në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit.


Prokuroria e Durrësit, prej muajsh, është duke zhvilluar hetime në kadastrën Durrës, ku më herët ka arrestuar edhe nëndrejtorin Arben Isaku dhe nëndrejtoreshën Lusiena Kurti, ku më pas i la të lirë me masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa ish drejtori i Aluizmit të Durrësit, Flamur Gjuzi është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar me regjistrimin e pronave në bregdet, por edhe në zonat të tjera të qytetit.




Skip to toolbar