Moti i keq ka përfshirë Kinën. Shirat e rrëmbyeshëm që përfshirë vendin kanë vrarë të paktën 30 persona dhe kanë lënë të paktën 35 të zhdukur.
Kina po përballet me ngjarje ekstreme të motit dhe temperatura të pazakonta lokale.
Ndërsa një pjesë e madhe e veriut është prekur nga valët e të nxehtit, përfshirë kryeqytetin Pekin, ku merkuri kaloi 35 gradë Celsius për ditë të tëra, ndërsa kalimi i tajfunit Gaemi javën e kaluar shkaktoi shira të dendur dhe përmbytje në pjesët jugore dhe lindore të vendit./abcnews.al/