Moti i keq dhe me stuhi ka shkaktuar dëmtimin e disa anijeve peshkimi në Radhimë të Vlorës. Anijet janë përplasur me njëra-tjetrën në kalatën e portit nga erë e fortë.
Ndërkohë në Karaburun në vaskat e peshkut janë çarë rrjetat dhe disa varka të tjera i ka marrë deti gjatë natës. Prej disa ditësh në gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i keq, ku në zonat bregdetare dallgët arrijnë disa ballë.