Zgjedhjet në Shkodër, Rama: Nuk kemi asnjë komunikim me Metën

POLITIKË


Zgjedhjet lokale të pjesshme duken shumë larg, ndërkohë që tre Bashki funksionojnë me një kryetar në detyrë dhe me në dy rastet e tjera me nënkryetar. Kjo për shkak të mungesës së komunikimit me Presidentin Meta, ku vetë kreu i PS, Edi Rama, pas mbledhjes së së kryesisë, ka deklaruar se nuk ka komunikim me presidentin e vendit.

Përgjigjen e ka dhënë gjatë komunikimit që pati me median, pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku iu kujtua se ende 3 bashki janë me vakanca sa i takon kryetarëve.

“Nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve zhdekreteve, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku kemi fituara bashkitë dhe kemi dy vakanca”, tha Rama.

Sipas tij, sa i takon Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje, pasi ka një kryetare që është kryetare dhe nuk është kryetare dhe ka vakum në këtë aspekt. “Por kjo është çështje që nuk është në dorën tonë dhe nuk kemi ne si ta zgjidhim por të presim të marrim një zgjidhje”, deklaroi Rama.



Skip to toolbar