Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Shkodër-Muriqan në afërsi të fshatit Dodaj. Viktima Lin Dedaj, 45-vjeç, ishte duke udhëtuar me motor, por ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e përplasjes 45-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Efektivët e policisë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit që i mori jetën 45-vjeçarit.