Të premten kreu i PD-së Lulzim Basha premtoi përmes një video nga Qendra e Emergjencave Civile në Itali se qeveria e tij nuk do të jetë e papërgatitur për të përballuar fatkeqësitë natyrore siç ishte tërmeti i 26 nëntorit ndërsa hodhi akuza kundër qeverisë së Ramës. Por përgjigja i ka ardhur të shtunën nga zëvendësi i Ramës në qeveri, Erion Braçe i cili ka publikuar disa foto nga përmbytjet në Shkodër në vitet 2009 -2010 dhe shkruan se PD e përmbysi jo pak, por 5 herë Shkodrën vetëm se nuk dinin të bënin mirë llogaritë. Ndërsa për Bashën shkruan se ai mund të ndryshojë ngjyrën e flokëve por jo historinë.
“Mesia (jo Messi) që ju fanepset shqiptarëve nga jashtë shteti, përherë nga jashtë shteti, është Lylëzim Basha! Qeveria e tij nuk do jetë e papërgatitur eeeeej! Ky! Këta! Ore vërtetë mendoni ju se keni dalë nga veza tani apo çfarë?! Pa shihi pak fotot ti i përgatituri përherë. Nuk është Venezia e këtij dimri, por Shkodra e dimrave 2009-të e 2010! Nga dhjetori në dhjetor, Shkodrën e përmbytët 5 herë rresht.
E dini përse? Sepse nuk bëni dot llogaritë, mbledhje zbritje, shumëzime etj, me ujin-reshjet, ujin në lumenj, ujin në liqene; shkurt, ju ngeli rubineti në dorë, ndërkohë portat nuk u mbylleshin.
Kaq të përgatitur ishit! Të njejtët jeni sërish! Ti Mesia ministër, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie! Dhe një gjë, jam i bindur që ti ja del të ndryshosh bojën e flokut, por jo historinë; Mbajnë mend në këtë vend!”, shkruan Braçe.