Basha premton nga Italia: Qeveria ime do dijë si t’i përballojë tërmetet

AKTUALITET


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha premton se kur të vijë në pushtet qeveria e tij do të jetë e përgatitur për të përballuar fatkeqësitë natyrore. Kryetari i PD shkoi deri në Itali në Qendrën Operacionale të Emergjencave Civile në rajonin Friuli-Venezia ku u njoh nga afër me mënyrën sesi veprohet në rastet e fatkeqësive natyrore, nga tërmetet tek përmbytjet dhe që andej përmes një video-selfie premtoi se qeveria e tij do të jetë e përgatitur në të ardhmen për të përballuar tërmetet.

“Lajmi që dua të ndaj sot për ju të dashur miq se me autoritetet e rajonit Friuli-Venezia-Giulia dhe me drejtuesit e kësaj Qendre Operative të Mbrojtjes Civile, kemi rënë dakord që kjo përvojë e jashtëzakonshme, në nivel botëror do të thoja, jo vetëm në nivel europian, do të shërbejë për t’u transferuar dhe për të trajnuar emergjencat civile shqiptare.


Është zotimi im që qeveria e ardhshme që të mos gjendet e papërgatitur para fatkeqësive natyrore qofshin këto tërmete apo tragjedi të tjera apo përmbytje, që edhe ne të kemi një instrument të përgjigjes së menjëhershme për t’iu ardhur menjëherë në ndihmë banorëve, për të organizuar pa asnjë vonesë operacionet e vërteta të kërkim shpëtimit me mjete dhe me personel të kualifikuar për të shpëtuar jetë dhe për të kufizuar sa është e mundur dëmin në jetët njerëzore dhe në plagosjen e qytetarëve, për të vlerësuar dëmet e çdo fatkeqësie natyrore pa humbur kohë, pa propagandë, pa shfaqje por me kapacitete njerëzore, me manuale, me njerëz të përgatitur, të trajnuar me mjete të mjaftueshme dhe pastaj për të vepruar menjëherë për të riparuar këto dëme si dhe për të strehuar gjatë kohës së riparimit të gjithë personat e prekur nga fatkeqësia natyrore”, premton kreu i PD-së.

Prej kohësh ai akuzon qeverinë e Ramës se ka dështuar në përballimin e pasojave të tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor.

“Fatkeqësitë natyrore nuk i kontrollon dot askush por një qeveri e aftë e përgjegjshme ka në dorë që të përgjigjet menjëherë dhe të kufizojë dëmet njerëzore. Ky është objektivi, ky është qëllimi dhe ky është zotimi im sot nga Qendra Operative e Emergjencave Civile Friuli-Venezia Giulia”, u shpreh Basha.

Bashkë me drejtuesit e Emergjencave Civile Italiane, sot kemi rënë dakort që përvoja e tyre e jashtëzakonshme të transferohet edhe në Shqipëri për të trajnuar ekipet shqiptare: është zotimi im që qeveria e ardhshme të mos gjendet më e papërgatitur para fatkeqësive natyrore.

Gepostet von Lulzim Basha am Freitag, 10. Januar 2020



Skip to toolbar