Hoze Murinjo vazhdon të mbetet i papunë prej kohës kur u largua nga Mançester Junajtid. Tekniku portugez e ka shprehur haptazi dëshirën se këtë sezon, kërkon të jetë në krye të detyrës. Mirëpo, deri tani nuk ardhur oferta e duhur.
Luzitani duket se po e vuan këtë pjesë , teksa në një intervistë së fundmi shprehet se nuk është i lumtur, ndërsa rreth një angazhimi të mundshëm me ndonjë Kombëtares, Murinjo shprehet se është shpejt pasi nuk mund të presë për kompeticionet një herë në dy vite. “ Kam shumë kohë për të menduar dhe reflektuar. Miqtë e mi më thonë se duhet ta shijoj kohën e lirë, korrikun, gushtin, pasi asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Por, sinqerisht nuk mund t’i shijoj.
Nuk jam mjaftueshëm i lumtur për t’i shijuar. Më mungon futbolli im, kam një përkushtim ndaj vetes time, tifozëve të mi, atyre që kam frymëzuar. Një detyrë si trajner Kombëtare? Jo, ka vetëm një ndeshje në muaj dhe shumë punë në zyrë. Pa qenë pranë fushës, pa ndeshje dhe kompeticione madhore një herë në dy vite, jo. Akoma jo”, u shpreh Murinjo.