Mustafa, Kurtit: Afat deri në fund të javës për marrëveshjen

KOSOVA


Janë edhe 14 ditë përpara përfundimit të afatit kushtetues për krijim e qeverisë së re dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë me një afat për kryeministrin e ri Albin Kurti për arritjen e një marrëveshje. Mustafa tha se qeveria duhet të jetë e balancuar siç i kanë besuar qytetarët votën e tyre më 6 tetor 2019 dhe i ka vendosur afat Kurtit që të arrijnë marrëveshje deri në fund të javës ose të konkludojnë se nuk ka marrëveshje mes tyre.

Ne mbetemi të përkushtuar për marrëveshje, por për një marrëveshje që respekton vullnetin e qytetarëve të zgjedhjeve të tetorit të vitit të kaluar. Mendojmë që marrëveshja duhet të ketë një qeveri të balancuar në harmoni që qytetarët na kanë dhënë besimin me anë të votës, neve 28 deputetë dhe Vetëvendosjes 29 deputetë. Ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë e ta arrijmë marrëveshjen deri në fund të kësaj jave, ose të konkludojmë që nuk ka kushte për marrëveshje”, tha Mustafa.


Albin Kurti u mandatua nga presidenti Hashim Thaçi si kryeministri i ri i vendit dhe aktualisht kanë mbetur edhe dy javë afat ligjor që ai të prezantojë qeverinë e re.  




Skip to toolbar