Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS u ndal te rritja e çmimit të naftë, për të cilin ritheksoi se për këtë arsye është mbledhur edhe Bordi i Transparencë. Gjithashtu Rama tha se do të mbështeten së pari pensionistët pasi ata e vuajnë më shumë impaktin mbi çmimet.
“Siç kemi mësuar nga ato që ndodhin larg nesh, jetojmë në një botë të lidhur në zinxhirin e vet ekonomik saqë çdo krizë larg nesh projektohet edhe tek ne. E kam fjalën për atë që po shfaqet si impakt i drejtpërdrejt të luftës së SHBA dhe Izraeli i kanë hapur regjimit kriminal të Teheraniy. Impakt në të gjitha pompat e furnizimit me naftë e benzinë.
Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tutje dhe për këtë arsye kemi vendosur Bordin dhe kemi marrë vendim që për çdo ditë ku çmimi do kërcejë mbi tavanin e 220 lekë do ketë ulje me 20 % të akcizës së naftës. Fatmirësisht jemi në kushte kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll por edhe të ulët që na mundëson të kemi hapërisë për të mos lënë vetëm askënd, duke pasur parasysh ata që janë më në nevojë”, tha ndër të tjera ai.
