Në Konferencën e Lindjes është barazuar seria e finaleve të NBA-së në 2-2, duke bërë që titulli dhe skuadra e finales së madhe të caktohet në ndeshjet e fundit në Kampionatin Amerikan të Basketbollit. Toronto fitoi lehtësisht në fushën e saj ndaj Milwaukee me rezultatin 120-102, duke vendosur barazpeshën në finalen e katërt të NBA-së.
Skuadra kanadeze dominoi në të katër periodat e ndeshjes, teksa miqtë u shfaqën disi vetëm në periodën e parë. Ndonëse dy nga lojtarët e Milwaukee, Middleton dhe Antetokounmpo realizual së bashku 55 pikë për skuadrën e tyre, ato mbetën për statistikë.
Në krahun tjetër gjashtë nga lojtarët e Torontos realizuan nga mbi 10 pikë secili, duke i dhënë fitoren skuadrës së tyre. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në fushën e Milwaukee.
Skuadra që do të shpallet kampione në Konferencën e Lindjes do të përballet me Golden State në finalen e madhe të NBA. Më herët Golden State u shpall kampione e Konferencës së Perëndimit, pasi mundi 4-0 Portland në serinë e finaleve.