Ndahet nga jeta politikania greke, u diagnostikua me kancer për herë të dytë

AKTUALITET


Skena politike në Greqi është në zi pas lajmit se liderja e partisë së tretë më të madhe politike greke, Fofi Gennimata, humbi jetën në moshën 56-vjeçare.

Sipas Protothema, liderja e partisë politike të krahut të majtë ka vdekur në spital ku ishte shtruar për trajtim në fillim të këtij muaji.

Mësohet se ajo ka qenë në një betejë të vështirë me kancerin dhe së fundmi gjendja e saj u përkeqësua dhe u shtrua në spitalin Evangelismos të kryeqytetit më 12 tetor. Mjekët thanë se u diagnostikua për herë të dytë me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ajo vdiq “pas një beteje të gjatë njëvjeçare pavarësisht përpjekjeve të mjekëve”, thuhet në deklaratën që spitali lëshoi për mediat të hënën, duke shprehur ngushëllimet për familjen e politikanes greke.

Nëna e tre fëmijëve u diagnostikua për herë të parë me kancer gjiri në vitin 2008, në moshën 43-vjeçare.

Gennimata ka qenë liderja e Lëvizjes Socialiste Pan-Helenike, ose e njohur si Pasok, që nga viti 2015. Më vonë ajo u bë udhëheqësja e një grupi të qendrës së majtë të njohur si Lëvizja për Ndryshim



Skip to toolbar