Dështon në seancën e parë procesi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha

AKTUALITET


Gjykata e Posaçme nisi me një seancë të dështuar procesin gjyqësor ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, avokatit Aldo Tabaku dhe 8 të pandehurve të tjerë të dosjes, të akuzuar për “korrupsion”.

Shkak është bërë mungesa e të pandehurës, Manuel Mallkuçi, prania e së cilës ishte e nevojshme për të konfirmuar nëse i qëndron kërkesës për gjykim të shkurtuar, apo jo. Seanca e radhës u caktua për në datën 2 nëntor.


Të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës.




Skip to toolbar