“Ndaloni Putinin, është si Hitleri”, Zelensky mbërrin në Nju-Jork

BOTA


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjendet në Nju-Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai planifikon edhe një vizitë në Uashington dhe takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.


“Falënderoj Shtetet e Bashkuara për mbështetjen”, tha Zelensky. “Duhet të ndalojmë Putinin pasi është bërë njësoj si Hitleri”, shtoi presidenti ukrainas, duke njoftuar se do të paraqesë në OKB një propozim kundër agresionit të Rusisë.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, Zelensky vizitoi dhe një spital ku po trajtohen ushtarë ukrainas që kanë marrë plagë të rënda, shumë prej të cilëve kanë përfunduar me gjymtyrë të amputuara.




Skip to toolbar