Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit/ Gogu: Largimi i shokut tonë, shokues. Daci: Klasës politike do t’i mungojë një model qytetarie

Më të fundit


Ndarja nga jeta e ish deputetit demokrat, Gerti Bogdani solli reagime nga rradhët e politikës. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Toni Gogu tha se është një ditë e trishtë për të gjithë.

Në emisionin “Real Story”, Gogu u shpreh se “Gerti e jetoi jetën e tij shumë bukur, por fatkeqësisht u largua para kohe”.

“Largimi i zotit Bogdani, apo Gerti, shokut tonë është shokues. Do t’i bashkohesha lutjes tënde në këtë moment se ka shumë dhimbje. Dua t’i ngushëlloj familjen, bashkëshorten që është një moment sprove, fëmijët, prindërit. Nga ana tjetër, ne do t’i ruajmë si bekime bisedat me Gertin sepse ishte modeli i qytetarit. Unë nuk kam ndarë me të të njëjtat mendime dhe qasje, kemi debatuar por kur takoheshim te oborri i shkollës së fëmijëve, ishte një prind dhe bashkëshort i shkëlqyer. Besimtar dhe anëtar shumë aktiv i grupit të lutjes në parlament për të sjellë ndryshim shoqëror. Vërtet një dritë shumë e trishtë. Gerti e jetoi jetën e tij shumë bukur, por fatkeqësisht u largua para kohe.”, tha ai.

Ndërsa juristi Jordan Daci shtoi se klasës politike do t’i mungojë një model qytetarie si Gerti Bogdani.

“Kemi qenë miq dhe me Gertin dhe me të vëllain. Është humbje e madhe dhe përtej familjes së Gertit, që do t’i mungojë babai, mendoj se edhe klasës politike dhe të djathtës do t’i mungojë një model qytetarie ndryshe nga ajo që kemi me shumicë por që s’ia vlen një lekë.“, tha Daci./abcnews.al



Skip to toolbar