Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla: Të parandalojmë çdo akt dhune, të ndalohen huliganët

Më të fundit


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka deklaruar se duhet një nivel më i lartë sigurie në stadiume, si dhe ka theksuar se do të kërkohen ndëshkime të ashpra ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA.

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Poloni e cila luhet të dielën, ministri Balla ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku ka diskutuar për planin e masave të sigurisë si dhe ka theksuar që të mos lejohet asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.

Balla gjithashtu nënvizon se një bashkëpunim i mirë mes të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit do të çojë në parandalimin e çdo ngjarje të mundshme dhune gjatë këtij evenimenti sportiv.



Skip to toolbar