Mbi 800 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Marokun.
Tërmeti me magnitudë 6.8 ballë e kishte epiqendrën në malet Atlas, pranë qytetit të Marakeshit
Lëkundjet u ndjenë mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:00 me orën lokale.
Mediat vendase raportojnë se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja, ndërsa spitalet kanë kaluar një fluks njerëzish pasi ka qenë i lartë numri i atyre që kanë shkuar për të marrë mjekim.
Udhëheqësit indianë dhe gjermanë janë mes atyre që shprehin ngushëllime për viktimat.