Brenda viti 2030 Amsterdami do të ndalojë qarkullimin e çdo mjeti, makinë apo motori, që punon me naftë apo benzinë në kryeqytet. Ndërsa makinat më të vjetra se 15 vjet do të ndalohen që vitin e ardhshëm për të hyrë në qytet.
Masat u morën nga këshilli i qytetit, që planifikon të pastrojë ndotjen e ajrit duke e cilësuar atë si “një vrasës i heshtur”.
Autobusët që lëshojnë emetime gazi në ajër nuk do të hyjnë më në qendrën e qytetit që nga viti 2022 dhe deri në 2025 do të bëhet ndalimi i të gjithë motoçikletave në të gjithë qytetin. Deri në 2030 i gjithë trafiku brenda kryeqyteti duhet të jetë pa emetime të gazrave të dëmshëm. Bashkia planifikon t’i inkurajojë banorët e saj të kalojnë në makinat elektrike dhe me hidrogjen.
Ndotja në Amsterdam është e madhe dhe shumë më lart se nivelet e lejuara nga BE, duke shkaktuar sëmundje të frymëmarrjes dhe vdekje të parakohshme. Në janar 2018, këshilli shëndetësor holandez i bëri thirrje qeverisë të hartojë një strategji ambicioze për të përmirësuar cilësinë e ajrit, duke paralajmëruar se ndotja do të shkaktonte probleme të mëdha shëndetësore në vend.