Në një sallë me emigrantë shqiptarë në Athinë, Sali Berisha zgjodhi një grek të Shqipërisë për fushatë, Fredi Belerin. E uli në krahun e tij të djathtë, çfarë bëri Belerin të ngrihet në këmbë e të respektojë edhe himnin shqiptar. Bashkë me te, edhe Vangjel Dule.
Por, Beleri nuk pati një fjalim në takimin ku flitej vetëm shqip, ndërsa Berisha u përpoq ta konsiderojë atë një shqiptar, i cili ra viktimë e qeverisë së Edi Ramës.
Për të justifikuar mbrojtjen ndaj Belerit, Berisha i bashkangjiti edhe rastin e ish ministrit të tij minoritar Spiro Ksera.
Fjalën para shqiptarëve e morën edhe deputeti minoritar Vangjel Dule, si dhe ish kandidati i importuar nga SHBA për Himarën, greko-amerikani Petro Gjikuria.
Përveç një ish-ministri të djathte grek, askush nga qeveria apo partia e djathtë e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis nuk mori pjesë në ketë takim të simotrës shqiptare.