Raporti i fundit i publikuar nga Këshilli i Europës thekson se deshtimi I vendeve të ish-jugosllavisë për të dënuar të kaluarën e dhunshme në rajon dhe krimet e luftës ka pasur pasoja shkatërruese për të drejtat e njeriut dhe mund të sjellë rikthim të konflikteve në rajon.
Raporti I cili është përgatitur nga Komisionerja për të drejtat e Njeriut Dunja Mijatoiv thekson se rajoni per shume vite ka bere nje rrugëtim pas në kërkimin e drejtësisë dhe per lufterat brutale te viteve 1900 ne Kroaci, Bosnje dhe Kosove ku kane mbetur te vrare me shume se 130 mije persona.
Raporti thekson se pavaresisht ngritjes se tribunalit per Krimet e Luftes ne Hage dhe arrestimeve qe jane kryer, denimi I shume lidereve politike dhe ushtarake te cilet jane pergjegjes per vrasjet masive eshte zbehur gjate viteve te fundit.
Keshilli I Europes thotë se proceset gjyqësore në gjykatat ndërkombëtare janë ngadalësuar në mënyrë drastike ndërsa etno-nacionalistët po dominojnë politikën në rajon, duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe mohimit të gjenocidit dhe krimeve të kryera kundër njerëzimit.
Ne raport ngrihet shqetesimi se narrativat percarese dhe urrejtja qe kryesoi luftërat e viteve 1990 po kthehet dhe po fiton fuqi.
Keshilli I Europes thekson se zonat e banuara nga Serbet ne Veri te Kosoves konsiderohen si pika te nxehta per tension pas sulmit te 24 shtatorit në Banjske të Zvecanit.
Situata paraqitet kritike edhe ne Bosnje pasi gjysma e shtetit drejtohet nga Republika Serpska dhe separatist militant Milorad Dodik qe e quan gjenocidin e vitit 1995 ne Srebrenice si nje “mit te fabrikuar”.
Raporti I Keshilli te Europes ngre shqetesime per marredhenien qe Presidenti I Serbise Aleksander Vucic dhe ai I Republikes Serpska Milorad dodik kane me presidentin Rus Vladimir Putin. Gjate Javeve te fundit edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Europian kane ngritur shqetesim per ndikimin rus ne rajonin e Ballkanit Perendimor dhe kane premtuar me shume ndihme per keto vende