Në detyrë 2 kandidatë për SPAK, konfirmim për prokurorin e dosjes “Tahiri”

AKTUALITET


KPK ka konfirmuar në detyrë mëngjesin e së premtes kandidaten për SPAK, Enkelejda Millonai.

Millonai aktualisht është drejtuesja e Prokurorisë së Elbasanit. Seanca dëgjimore në KPK u zhvillua ditën e djeshme ndërsa mëngjesin e sotëm komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë Millonain, e cila është një nga kandidatet për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Sipas ILDKPKI, Millonai ka bërë deklarim të saktë, burime të ligjshme dhe nuk ka fshehje apo deklarim të rreme.

Ajo ka deklaruar  një apartament 94 m2 në Tiranë me vlerë 45 mijë euro. Burimi, të ardhura nga paga, të ardhura nga shkolla e Magjistraturës si dhe shitja e një makine.

Gjithashtu ka kaluar Vettingun edhe prokurori i Krimeve të Rënda,  Vladimir Mara i cili njihet edhe si hetuesi i dosjeve të forta si 339 dhe dosjes Tahiri. Për të raporti i inspektoratit të deklarimit të pasurive ishte se Mara nuk kishte asnjë problem me pasurinë apo fshehje të saj. Edhe nga ana profesionale ai rezultoi në rregull dhe pa probleme në DSIK me kontakte me botën e krimit.



Skip to toolbar