Tre shtetas shqiptarë janë ekstraduar në
drejtim të Italisë pasi ishin në kërkim nga drejtësia e shtetit fqinj për vepra
të ndryshme penale.
Konkretisht 50 vjeçari S. T., alias V. D., lindur në Elbasan ishte
shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore
italiane, kanë lëshuar urdhër-arrest për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.
Shtetasi tjetër K. E., alias K. S. , 47 vjeç, lindur në Krujë,
ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e
Milanos, e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Vjedhje me armë”.
Ndërsa R. K., 37 vjeç, lindur në Fier, i shpallur në
kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Brescias ka lëshuar urdhër-arrest
për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e
lëndëve narkotike ”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, Itali, u bë i mundur arrestimi i tyre në Shqipëri duke u finalizuar më pas me ekstradimin e tyre drejt Italisë.