Në makinë me këngëtaren Fjolla Morina, flet biznesmeni: Nuk e dinim që kishte pistoleta në çantë

AKTUALITET


Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestuam e Fjolla Morinën dhe Fitim Muji, shoferi i kësaj të fundit që gjithashtu u vu në pranga, kanë deklaruar se nuk kishin dijeni që këngëtarja kishte armë me vete në makinë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, u arrestua nga Policia dy ditë më parë bashkë me dy personat e sipërpërmendur që e shoqëronin në makinë, ku iu gjetën në çantë edhe një pistoletë dhe 23 fishekë.

Syla dhe Muji kanë deklaruar para grupit hetimor se ata kanë qenë në makinë me këngëtaren vetëm për ta shoqëruar drejt Tiranës, dhe se nuk e kishin aspak idenë që ajo kishte marrë dhe pistoletë me vete.

“Jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës. Nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj. Ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe po e shoqëronim,”- janë shprehur Muji dhe Syla, të dy nga 29 vjeç secili.

Pavarësisht dëshmisë, arma do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Një ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj.

“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.



Skip to toolbar