Në pritje të ambasadorit të ri, Soreca rikthehet në Tiranë në krye të delegacionit të BE

Më të fundit


Luigi Soreca është rikthyer sërish në Tiranë dhe ka nisur nga puna deri në mbërritjen e ambasadorit të ri të Bashkimit Europian.

Rikthimin në Tiranë, Soreca e ka cilësuar një privilegj.

“Është një nder dhe një privilegj të jem përsëri në Tiranë në këtë moment veçanërisht të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së dhe për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe në të njëjtën kohë me Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Bashkimi Evropian qëndron me vendosmëri pranë Shqipërisë në konsolidimin e progresit të arritur, thellimin e transformimit të vendit dhe nxitjen e reformave të rëndësishme që do ta sjellin Shqipërinë në BE”, tha Soreca.



Skip to toolbar