Gjekmarkaj: PD e Bashës jo parti bashkuese! Po përdoret për interesa personale

Më të fundit


Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka folur në lidhje me situatën ku ndodhet opozita dhe përplasjes të sotme mes pjesëve në sesionin hapës të parlamentit.

Gjekmarkaj tha se këto janë shfaqje që e trishtojnë dhe pjesën  më të madhe të përgjegjësisë për këtë e ka Basha.


Ai shtoi se egoizëm i Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e demokratëve.


Deputeti theksoi se ky show politik i shërben vetëm mazhorancës, ashtu siç i ka shërbyer vitet e fundit.

“Janë shfaqje që të trishtojnë, sepse lufta jonë do duhet të ishte me qeverinë dhe ende shfaqim pjesë komike mes nesh. Pjesën më të madhe të përgjegjësisë sot e ka Basha, pasi ai e di që PD që ka vulën nuk është PD.

Ai ka disa njerëz që e mbështesin, që ai të mbijetojë në politikë. Ky egoizëm e Bashës, bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve. Mbi të gjitha e ka të pamundur të bëhet kreu i Grupit Parlamentar, pasi ka vetëm 7 deputetë.

Është një show politik që i shërben mazhorancës. Mendoj që ne i kemi shërbyer qeverisë, më shumë se sa punët që ajo ka bërë. Nuk duhet të shohësh vetëm interesat personale, por edhe të grupit që ka punuar dhe po punon për të ardhur në pushtet” u shpreh Gjekmarkaj në “Tirana Live” . 




Skip to toolbar