Solidariteti me Shqipërinë për pasojat e rënda që la tërmeti në Shqipëri, ka qenë i jashtëzakonshëm. Jo vetëm shtete, politikanë, shoqata bamirësie, por dhe klube futbolli ndërkombëtare kanë shprehur solidaritetin me Shqipërinë.
Së fundi, është klubi i AEK Athinës, që ka shkruar “Lutemi për Shqipërin”, duke publikuar një foto nga rrënojat që la pas tërmeti.
Gjithashtu klubi grek shkruan në shenjë solidarizimi: “Dhimbja e komshiut prek shpirtrat tanë, ne qëndrojmë pranë jush. Ne qajmë për të vdekurit tuaj, ne lutemi me ju”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të klubit grek.
Ndërkohë, edhe klube të tjera europiane kanë shprehur solidaritetin. Lazio në Itali madje ka ndërmarrë dhe një fushatë për mbledhjen e ndihmave financiare për Shqipërinë.
Solidariteti nga bota e sportit ka qenë i madh, ku futbollistë të njohur apo grupimeve tifozësh janë angazhuar për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.