Në timon nën efektin e alkoolit, polici në Vlorë përplas një automjet tjetër

AKTUALITET


Një efektiv policie jashtë orarit të shërbimit ka shkaktuar një aksident në qytetin e Vlorës.

Lajmi raportohet nga vetë kolegët e tij, të cilët njoftojnë se A.C ka rezultuar i dehur.

Fatmirësisht e plagosura nga rasti në fjalë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Vlorë/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në bulevardin “Ismail Qemali”, në afërsi të poliklinikës, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. C. (punonjës policie, jashtë shërbimit) është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtuese shtetasen A. A., e cila u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

Nga veprimet e para në vendngjarje, ka rezultuar se shtetasi A. C. ka qenë në efektin e alkoolit.

Grupi hetimor dhe opgj të AMP-së, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Skip to toolbar