Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të vizitojë të premten (sot) në mesditë Shqipërinë. Në orën 12:50 do të ketë takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe në orën 13:20 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Charles Michel ka qenë në Shqipëri herën e fundit më 23 prilli i 2018 ku e
vizitoi vendin tonë si kryeministër i Belgjikës kurse tani vjen për herë të
parë si Presidenti i ri i Këshillit Europian. Në tetor të vitit të kaluar
Michel mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Vizita e tij me detyrën e re vjen në një kohë kur BE po rishqyrtoni mënyrë e pranimit të vendeve të reja anëtare në gjirin e saj dhe përpjekjeve për të hapur sa më shpejt negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu në vizitë pritet të diskutohet edhe në lidhje me konferencën e donatorëve që do të zhvillohet më 17 shkurt në Bruksel për të mbledhur fonde për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Pas vizitës në Shqipëri, paditen e të premtes, Michel do t’i drejtohet Shkupit, ku do të takohet me përfaqësuesit e rëndësishëm politik të Maqedonisë së Veriut.