Negociatat, Duma: Nëse nuk hapen, opozita do largojë Ramën

POLITIKË


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha se nëse Shqipëria merr një “JO” nga BE më 18 tetor, atëherë detyrë e opozitës është të rrëzojë qeverinë. Duma tha se mos hapja e negociatave do të thotë rrëzim për Ramën, pasi është dështim dhe përgjegjësi e tij. Sipas Dumës, nëse marrim “JO” qeveria do ja lërë Europës këtë faj.

“ ‘JO’ nga BE për qeverinë është vulosje e fundit. Për ta është vulosje e rënies së tyre. Do përpiqen ta kamuflojnë me çdo mënyrë, që kjo është rënie e Evropës. Do ja lënë Evropës edhe këtë faj. Nuk ka sot asnjë të mençur apo të çmendur që beson se do të reflektojë Rama. Mos hapja e negociatave është rrëzim. Një bazament i tronditur plotësisht. Për mua goditja finale është faktori ndërkombëtar, i cili nëse nuk hap negociatat këtë herë, na takon neve ta ngremë në nivel tjetër misionin, sepse ky njeri i çoi pas vendin dhe ne nuk mund ta lejojmë më.” tha Duma për News 24

Ish deputetja theksoi se është detyrë e opozitës të largojë Ramën dhe këtë do e bëjë me protesta radikale e masive. Me dhënien “jo” nga BE sipas Dumës, qeveria duhet të kuptojë që i ka rënë bazamenti dhe nuk mund të qëndrojë më.

“E vetmja gjë që është në shpatullat e opozitës shqiptare, nuk është e lehtë, me radikalitet dhe mjete të pa provuara deri tani, është detyrë e opozitës që Rama të ikë. Nëse ka prova, që implikojnë qeverinë në shit-blerjen e votave, duhen trajtuar. Qeveria duhet ta kuptojë që e ka dëmtuar qytetarin shqiptar dhe duhet ta dëmshpërblejë. Marrja e pushtetit do të vijë nëpërmjet votës. Pavarësisht se theksohet rruga radikale ‘protesta, protesta’, ato çfarë bëjnë, godasin. I kemi hequr propagandën kryeministrit, e ka të pamundur plotësisht të vazhdojë të qëndrojë, i ka rënë bazamenti. Do ketë protesta radikale” tha Duma.



Skip to toolbar