Zhvendoset protesta e banorëve të “Astirit’, bllokojnë trotuaret

AKTUALITET


Ashpërsimi i Kodit Penal, ka bërë që për herë të parë banorët e zonës së “Astirit” të mos bllokojnë rrugën, gjë të cilën e bëjnë çdo pasdite prej thuajse një viti. Forca të shumta policie dhe të FNSH u ndodhën në vendngjarje për të parandaluar bllokimin e rrugës. Policia vendosi një kordon sigurie për të mos lejuar banorët të bllokojnë rrugën, ashtu siç kanë bërë përherë. Ky vendim vjen pas ashpërsimit të Kodit Penal, ku sipas tij, kush bllokon rrugën përballet me 3 vite burg. 

Banorët u mblodhën si çdo pasdite, por këtë herë nuk bllokuan rrugën por qëndruan në trotuar, të vetëdijshëm që do të thyenin ligjin nëse do e bënim. Protesta e tyre këtë herë ka marrë një tjetër formë ku banorët janë shfaqur me gojë të mbyllur me ngjitëse dhe zinxhirë nëpër duar.


Më herët 6 protestues ranë në pranga pasi tentuan të bllokonin rrugën me protestat e tyre dy ditë më parë. Kjo solli revoltim të banorëve që të mbështetur nga PD, shkuan të protestonin para Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku shkaktuan edhe disa dëme materiale.

Banorët kundërshtojnë projektin e transformimit të Unazës së Re, pasi kjo prek shembjen e disa banesave dhe bizneset e tyre anë rrugës, shumica prej të cilëve pa legalizuar, edhe pse qeveria ka deklaruar se do të dëmshpërblehen.




Skip to toolbar