Negociatat, Rama takon Hahn në Bruksel

POLITIKË


Në pritje të vendimit të kryeministrave të BE për negociatat me Shqipërinë, pavarësisht me pak shpresë, Kryeministri Edi Rama ka takuar Komisionerin Johannes Hahn për t’u njohur me të rejat më të fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian.

Kreu i qeverisë ndodhet në Bruksel, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë, pasi pritet që Këshilli Evropian të vendosë nëse do t’i hapen negociatat vendit tonë dhe Maqedonisë së Veriut.

Takimin me Hahn e ka njoftuar vetë Rama nëpërmjet rrjeteve sociale, duke publikuar një foto me të. “Me Komisionerin Hahn për të rejat e fundit, në prag të vendimmarrjes së Këshillit Europian”, shkruan Rama në Facebook.

Një ditë më parë, Rama pati takim edhe Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk, të cilin e cilësoi një nga zërat më të fortë në frontin e gjerë të PO-së, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendet anëtare të Këshillit Europian pritet që të mblidhen në Bruksel për të vendosur lidhur me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.



Skip to toolbar