Kujtim Gjuzi bën me nerva Ruçin: Shko vishu dhe flit me etikë!

AKTUALITET


Ka nisur me debate seanca parlamentare e së enjtes. Shkak është bërë deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, i cili i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi që të zbatojë rregulloren e Kuvendit, për të lejuar atij të drejtën e replikës, veçanërisht ndaj kryeministrit Rama.

Por kjo kërkesë e Gjuzit, e përsëritur pothuajse në çdo seancë, ka nevrikosur kreun e Kuvendit  Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi deputetit të vishet në seancë sipas rregullores së Kuvendit dhe të flasë me etikë.


“Nëse unë të them, z. kryetar kam një lloj konsiderate sepse ju kërkoni zbatimin e rregullores. Edhe kur ka qenë opozita e bregut të Lanës këtu edhe kur ka ardhë opozita e re. Po s’mund të jem dakord me ju që s’na lini të bëjmë replikë. Tani çfarë duhet të them, mos duhet ndonjë mocion mosbesimi këtu? Dakord ne nuk i kemi të gjitha votat. Prandaj herë tjetër duhet të na lejosh për replikë mos vendos sikurse deshe një herë t’i heqësh delet ballistit, lopën në Memaliaj e s’të la, e kërkon ballkonin e lopëve në Roskovec. Kujdes, z.kryetar”, tha Gjuzi duke iu drejtuar Ruçit.

“Ulu, kujdes z.Gjuzi edhe ti herë tjetër kur të flasësh në emër të rregullores duhet të zbatosh rregulloren, të flasësh me etikë, dhe të jesh i veshur sipas rregullores së kuvendit”, u shpreh Ruçi.




Skip to toolbar