Hetim 27-vjeçarit, u kap me 20 mijë euro në Rinas

AKTUALITET


Poilicia e Kufitare e Rinasit parandaloi një rast të transfertës së parave jashtë shtetit në mënyrë të kundërligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 20.000 euro.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, shtetasin F. K., 27 vjeç, banues në  Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur iu gjet në çantën e shpinës shuma monetare prej 20000 eurosh, që ishte e padeklaruar në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”, thuhet në njoftimin e Policisë.



Skip to toolbar