500 banesa për të prekurit nga tërmeti, Ruçi pret ambasadorin e Shqipërisë në Turqi

AKTUALITET


Qeveria turke ka marrë përsipër ndërtimin e 500 banesave për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dhe kjo do të jetë puna kryesore e ambasadorit të ri të Shqipërisë në Turqi, Kastriot Robo, i cili u prit të enjten në një takim nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

“Shqipëria dhe Turqia kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe një bashkëpunim ekonomik të ngushtë. Shqipëria mirëpret investimet turke në vendin tonë dhe kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik. Ne vlerësojmë gatishmërinë e Turqisë për ndërtimin e 500 banesave për familjet e prekura nga tërmeti dhe qeveria shqiptare po krijon kushtet për fillimin sa më shpejt të ndërtimeve. Kjo duhet të jetë edhe një çështje prioritare për punën tuaj”, vuri në dukje Ruçi në këtë takim.


Ambasadori Kastriot Robo nënvizoi se Ambasada e Shqipërisë në Turqi dhe ai personalisht do të angazhohen maksimalisht për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh si edhe nxitjen dhe realizimin e nismës për ndërtimin e banesave për popullsinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.




Skip to toolbar