Vdes foshnja, nëna: Zbrita për qumësht. Fqinjët: Iku disa orë

AKTUALITET


Një foshnje 3-muajshe ka mbërritur e pa jetë në spitalin e Librazhdit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar për në spitalin e Elbasanit, ku ekspertët mjeko ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve që kanë bërë që ai të humbë jetën.

Nena e foshnjës është shprehur se ishte larguar për të blerë qumësht në dyqan dhe kur është kthyer ne banesë e ka gjetur foshnjën pa shenja jete. Ndërkohë nuk ka dhënë shpjegime nëse fëmija ka qenë nën mbikëqyrjen e personave të tjerë, kur ajo është larguar.

Ekspertët mjeko-ligjorë po bëjnë autopsinë për zbulimin e shkaqeve. Sipas dëshmive të të afërmve për mediat informative, nëna e ka braktisur foshnjën për rreth 6 ose 8 orë, pasi kishte dalë në qytetin e Librazhdit. Lidhur me ngjarjen policia shoqëroi nënën e foshnjës, Sote Ozuni, e cila sipas raportimeve nuk është e njohur për uniformat blu të qytetit.

E njëjta familje ka pësuar dy ngjarje të rëndë me fëmijët pak kohë më parë. Një prej fëmijëve të kësaj familjeje ndërroi jetë pak kohë më parë nga një aksident rrugor, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte mrekullisht. Për ngjarjen e dytë mësohet se, fëmija ishte kyçur nga nëna dhe tentoi të hidhej nga ballkoni.



Skip to toolbar