Parakalimi i merr jetën të riut, u përplas me bordurën

AKTUALITET


Një parakalim i gabuar për të mbërritur më shpejt në destinacion i ka marrë jetën një 22-vjeçari. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05 të së martës në aksin rrugor Rrogozhinë- Kavajë, ku makina me të cilën po udhëtonte 22-vjeçari O.L u përplas me trafikndarësen, duke humbur jetën.

Policia tha se menjëherë pas këtij aksidenti, në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë tentuar t’i vijnë në ndihmë drejtuesit të mjetit, por ai ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.





Skip to toolbar