Nëndrejtori i Kadastrës Durrës, në kërkim për falsifikim: Jam me pushime

AKTUALITET


Policia e Durrësit ka njoftuar këtë të shtunë se ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy persona nën akuzën e korrupsionit, pasi duke shfrytëzuar postet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës i kanë dhënë një leje legalizimi një personi në shkelje të ligjit.

Një ndër personat e shpallur në kërkim është Arben Isaku, numri dy i PS-së në qytetin bregdetar. Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, por me shkrirjen e këtij institucioni, ai u emërua në postin e zv/drejtorit të Kadastrës në Durrës. Arben Isaku është sekretar i Përgjithshëm i degës së PS-së në Durrës. Gjithashtu është kryetar aktual i grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Durrës që drejtohet nga kryebashkiakja e re Valbona Sako.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor, në kuadër të goditjes së veprave penale kundër evazionit fiskal në zonat turistike kanë ndaluar një shtetas dhe shpallur në kërkim dy të tjerë, të cilët kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit.

Nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit ka reaguar për mediat, duke deklaruar se ndodhet me pushime dhe se nuk ka dijeni për hetimin e nisur ndaj tij. Arben Isaku mohon të jetë përfshirë në paligjshmëri ndërsa shprehet i gatshëm të përballet me drejtësinë. Sipas tij, ky është një shoë i radhës i prokurorit në ikje nga vettingu.



Skip to toolbar