Nesër nis Vetting në polici, të parët drejtuesit e SHÇBA

AKTUALITET


Vettingu në polici nis këtë javë, ku personat e parë që do i nënshtrohen seancave dëgjimore do të jenë drejtuesit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Ministria e Brendshme njoftoi se Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë këtë javë seancat e para të procesit të vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

I pari që do i nënshtrohet këtij procesi, me seancë dëgjimore do të jetë subjekti Oltion Shehu, Shef i Sektorit të Ankesave, SHÇBA, pikërisht të martën më 5 nëntor. Ndërkohë, 3 ditë më vonë, më 8 nëntor do të zhvillohet seanca dëgjimore për subjektin e vlerësimit kalimtar, Adriatik Ago, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i SHÇBA.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, deri më sot ka publikuar vetëm njoftimin për këto dy subjekte, ndërkohë që po të hënën publikoi edhe listën e subjekteve të shortit të dytë (Kliko këtu), në të cilën janë 47 drejtues policie, në funksionin e drejtorit ose zëvendësdrejtorit si në drejtoritë vendore, ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.



Skip to toolbar