Nga 1 janari, jo më makina të përdorura. Në qarkullim vetëm ato Euro 4

AKTUALITET


31 dhjetori shënoi dhe përfundimin e afatit që kishin të gjitha bizneset dhe qytetarët për të regjistruar makinat që ishin zhdoganuar në doganë dhe që nuk përmbushnin kriterin Euro 4. Vendimi për të ndaluar importin e makinave që nuk përmbushin standardin Euro 4 ishte parashikuar të hynte në fuqi në Janar të këtij viti por u shty për në 1 janar 2020 për shkak se tregtarët e makinave ngritën shqetësimin se shumë automjete të blera nuk plotësonin kriterin euro. Tashmë duke filluar që nga dita e parë e 2020, 1 janar nuk do të lejohet regjistrimi i asnjë makinë e përdorur dhe që nuk është euro 4.

Në vend nga dita e nesërme do të hyjnë vetëm makina që janë të pajisura me sistemin euro 4 dhe lartë që kanë ndotje të reduktuar.

Ndërkohë sa u takon makinave me kilometrazh zero, ato duhet të përmbushin kategorinë mjedisore EURO 5 dhe EURO 6, të gjitha këto kritere që janë të parashikuara në VKM Nr. 633, dt. 26.10.2018.

Ndërkohë sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit Rrugor për periudhën Janar – Nëntor janë regjistruar 5.486 mjete me vit prodhimi mbi 2009, euro 4 e lartë një rritje me 42.5% krahasuar me 2018.



Skip to toolbar