Prioritetet e Olsian Çelës për 2020: Sistem monitorimi për zbatimin e ligjit

POLITIKË


Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela zhvilloi dje një takim me përfaqësues të medias në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela paraqiti mes të tjerave edhe disa prioritete që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë për vitin 2020.

Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela zhvilloi dje një takim me përfaqësues të medias në Prokurorinë e Përgjithshme. Çela paraqiti mes të tjerave edhe disa prioritete që Prokuroria e Përgjithshme do të ketë për vitin 2020. Ai theksoi se Prokuroria e Përgjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale.


“Prioritare do të jetë ndërtimi i një sistemi të monitorimit të çështjeve që lidhen me zbatimin e ligjshmërisë, pavarësinë dhe transparencën, të drejtave të subjekteve të procedimit penal dhe ndërtimi i mekanizmave të komunikimit me KLP dhe ILD. Prokuroria e Përgjithshme do të synojë realizimin e një projekti që do të ketë si objektiv rritjen e efiçensës në çështjet që lidhen me pastrimin e produkteve penale, ndërmarrjen e hapave konkret në drejtim të koordinimit institucional dhe një përqasjeje të re të organeve ligjzbatuese në këtë drejtim”, u shpreh Çela.

Çela gjithashtu theksoi se do të nxitet procesi i digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin e aksesit dhe komunikimit online.

“Prokuroria e Përgjithshme do të nxisë procesin e digjitalizimit në aktivitetin e prokurorisë në funksion të reduktimit të kohës që nevojitet për kryerjen e hetimeve dhe modernizmit të procesit në tërësi, duke synuar zgjerimin  aksesit dhe komunikimit online ne bazat e të dhënave të operatorëve të ndryshëm.  Prokuroria e Përgjithshme do të mbështesë gjithashtu nisjen e një projekti për vlerësimin e eficensës së politikave penale të aplikuara në vend me qëllim uljen e nivelit të kriminalitetit. Kjo do të kërkojë mundësimin e hartimit të modeleve statistikore të unifikuara dhe do të sjellë përpunimin e raporteve të besueshme mbi vlerësimin e rreziqeve nga kriminaliteti në të ardhmen.  Përmes këtij procesi do të synohet rritja e efektivitetit të drejtësisë penale duke marrë në konsideratë dhe aspektet financiare dhe sociale. Realizimi i këtij projekti do të kërkojë një angazhim të madh në rrafshin institucional, atë akademik si dhe ndihmën e misioneve ndërkombëtare të asistencës ligjore. Prokuroria e Përgjithshme do të jetë promotore e realizimit të tij dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim”, deklaroi Çela. 




Skip to toolbar