Vetëm dy ditë nga lindja e bebit mbretëror britanik, kanë nisur të qarkullojnë lista me emra të mundshëm se si do të quhet djali i princit, Harry.
Daily Mail por edhe media të tjera britanike kanë bërë gati listën me emra djemsh, shumica e të cilave jo vetëm janë tradicionalë, por edhe lidhen me familjen mbretërore, ashtu siç e do dhe zakoni.
Kështu vendin e parë në listë e mban James, pas tij vjen Alexander dhe me rradhë Arthur dhe Eduard. Sigurisht nuk mungon dhe emri i gjyshit Charles, që i është pari në rradhë për të trashëguar fronin.
Për zgjedhjen e emrin nuk ka detyrime mbretërore, por pallati i Bakingamit nuk e ka fshehur asnjëherë se preferon emrat që nderojnë paraardhësit. Ndokush është i bindur se do të quhet Filip, për t’i bërë homazh gjyshit të Herrit. Të shohim se cilin emër do të zgjedhë Harry dhe Meghan.