Lulzim Basha u bë kryetari i Partisë Demokratike për herë të parë në vitin 2013, kur Sali Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen pas një milion shuplakave që mori nga socialistët.
Në atë kohë Basha ishte figure e re e selisë blu dhe garën për kryetar të PD e bëri me Sokol Olldashin, në një fushatë që në memorien e demokratëve cilësohet si më e forta brenda së djathtës.Më 23 korrik të 2013 Basha fitoi me 33 mijë e 220 vota përballë 8060 të Sokol Olldashit, një fitore kjo e tij që krijoi shumë pakënaqësi Brenda partisë në atë kohë. Vetë Berisha e cilësoi pasardhësin e tij si histori suksesi të të riut shqiptar në liri që do të sillte një fillim të ri e të fuqishme të PD.
Gjatë katër viteve në krye të PD deri në zgjedhjet e ardhshme për rinovimin e mandatit të tij, për Lulzim Bashën thuhej se vepronte nën hijen e mentorit të tij Sali Berisha. Pas zgjedhjeve të 25 qershorit të 2017-ës, Basha mori goditjen e parë nga të majtët me një rezultat turpërues me vetëm 43 deputetë në parlament.
Por pavarësisht humbjes Lulzim Basha vijoi të qëndronte në krye të Partisë Demokratike dhe jo të jepte dorëheqjen sikurse e parashikonte statuti.
Basha vendosi të kandidonte sërish për lider të PD në zgjedhjet e 22 korrikut të 2017-ës ku fitoi me 53 mijë e 931 vota përballë Eduard Selamit me 5135 vota, ndërsa Astrit Patozi refuzoi të hynte në garë duke i cilësuar zgjedhjet brenda partisë si farsë.
Katër vite më vonë 13 qershor 2021, lideri i opozitës që vijonte ta linte partinë e tij në opozitë hyri në garë për mandatin e tij të tretë. Përballja e tij në garë këtë herë me katër kandidatë të tjerë, Edith Harxhin, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehaj i dha Bashës një goditje të fortë, ku Basha humbi një mbështetje të madhe të anëtarësisë.
Ai fitoi me 32 882 vota. Demokratët me Bashën kryetar e shohin shumë herë vetën në opozitë dhe me shumë firo mandatesh ndaj të majtëve por jo vetëm aq në vijim PD po shkatërronte vetveten, me përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes non grada nga SHBA. Anëtarësia demokrate u vendos përballë dy linjave, foltores së Berishës dhe linjës së Bashës.
Më pas ai dha dorëheqjen, por vetëm publikisht më 21 mars të 2022 që nga ky moment PD po thërrmohej gjithnjë e më shumë dhe në zgjedhjet e 14 maj të 2023 e çuan atë në një rezultat katastrofik, por megjithatë edhe pas një viti pushim politik, Basha rikthehet në garë për të rimarrë postin e PD, por demokratët me 29 korrik I dhanë atij gjysmën e votave të 2 viteve më parë dhe tre herë e gjys më pak se në 2017. Lulzim Basha ka marrë vetëm 16 196 vota nga anëtarësia e PD-së.