Nga Skrapari në Përmet, kapet me drogë dhe armë

AKTUALITET


Policia e Përmetit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Osumi”, duke arrestuar një shtetas për trafik droge.

Policia thekson se në pranga ka përfunduar shtetasi, A. M, 35 vjeç, banues në fshatin Nikollarë në Skrapar. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia i gjeti 35-vjeçarit një armë zjarri tip pushkë 20, një armë gjahu pa leje, disa  fishekë dhe 2 kilogramë lëndë narkotike kanabis

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.



Skip to toolbar