Nga takimi me Macron, Zelensky dhe Meloni, Rama publikon fotot: Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin me takimet që ai ka zhvilluar në Budapest me liderët evropiane, ndërsa dha edhe lajmin se Shqipëria do të presë në 2025 Komunitetin Politik Europian

Në foto, shihet që kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kyreministren e Italisë Georgia Meloni, por edhe personalitete të tjera.

Rama në Facebook shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.

“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar